enitsq

About Casanova Living

Te Bukurën duhet ta mbartësh në qënien tënde, që t’a shohësh ATE. Ne e gjetëm në vizitat tona në Europë,  Azi ..punime të ndryshme, materiale të ndryshme, dekore të ndryshme, po që në thelb ishin te njëjta.  Mbas gjithë këtyre ndryshimeve qëndronte ̎E BUKURA  ̎. Këto impresione si dhe pasioni që na shoqëron u materializuan në punën shumëvjecare në fabrikën tonë   ̎CASANOVA  ̎.

Te Casanova   ̎Stili Barok  ̎ me vijat e thyera, të lakuara, me zbukurime të tepruara, me ato format ovale, me elipset e përsosura, ku gati-gati nuk dallohet kufiri ndarës i punës së  një arkitekti nga frymëzimi i një skulptori, qëndron në simbiozë të plotë me   ̎Artin Neoklasik  ̎, ku spikat thjeshtësia me ato vizat e drejta, me atë bukuri ideale iluminizme, ku bashkohen në një ekuilibër harmonia edhe përmasat.

Te  biznesi ynë bashkëjetojnë e Reja dhe e Vjetra të shkrira në një ART

  • Në ARTIN e përsosmërisë.

  • Në Artin e cilësisë.

  • Në Artin e përshtatshmërise me kërkesat e klientëve tanë, të ndryshëm në gjeografi por të unifikuar në shije, në shijen e së BUKURËS.

Vetëm Pasioni dhe përkushtimi janë celësi per të ecur përpara.   Dekoret tona “i qëndisim” me “ar dhe me argjënd”, të kombinuara me materialin dhe me funksionin  që do të kryejë ky prodhim